Ndërlidhjet

Biden: Lufta në Afganistan do të ashpërsohet


Nënpresidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden i ka thënë presidentit të zgjedhur Barack Obama se lufta kundër militantëve talebanë në Afganistan me siguri do të "ashpërsohet" përpara se të përmirësohet.

Biden u takua të mërkurën me Obaman pas vizitës që zhvilloi në Afganistan, ku u takua me prersidentin Hamid Kharzai.

Senatori republikan Lindsey Graham, i cili shoqëroi Bidenin, u tha gazetarëve se viktimat në Afganistan "me gjasë do të rriten" krahas rritjes së numrit të ushtarëve amerikanë në vend.

Zyrtarët thonë se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë rreth 30 mijë trupa në Afganistan.
XS
SM
MD
LG