Ndërlidhjet

Obama: Al Kaeda mbetet kërcënimi numër një


Presidenti i zgjedhur Barack Obama tha se rrjeti terrorist Al Kaeda dhe udhëheqësi i saj, Osama bin Laden mbeten "kërcënimi numër një" për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Obama i bëri këto komente pas një takimi të jashtzakonshëm, i cili pasoi deklaratën e fundit të bin Ladenit, të parën në tetë muajt e kaluar.

Obama, i cili e merr zyrën më 20 janar, tha se administrata e tij do të bëjë çmos për t'u siguruar se Al Kaeda nuk do të mund të krijojë streha të sigurta për të ndërmarrë sulme kundër Amerikës.

Shtëpia e Bardhë tha se audioincizimi i bin Ladenit e dëshmon izolimin e tij dhe përpjekjen e tij që të mbetet i rëndësishëm, në kohën kur në mbarë botën vihen në dyshim ideologjia dhe misioni i Al Kaedas.
XS
SM
MD
LG