Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë luftimet në Rripin e Gazës


Armata izraelite kreu sot bombardime të reja në caqet në Rripin e Gazës, duke e zgjëruar ofenzivën kundër militantëve të Hamasit në ditën e 20-të.

Në kohën kur diskutohet armëpushimi i mundshëm, mjekët palestinezë në Gaza thanë se bilanci i të vdekurve nga lufta është më shumë se 1.020, rreth gjysma e tyre civilë.

Izraeli tha se 13 izraelitë janë vrarë, përfshirë 10 ushtarë.

I dërguari izraelit Amos Gilad ndodhet në Kairo, për t'a diskutuar propozimin e Egjiptit për armëpushim.

Përfaqësuesit e Hamasit janë shprehur pro propozimit, por detajet mbetet të përpunohen.

Në rajon ndodhet dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, i cili të premten do të takohet me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.

Kriza në Lindjen e Mesme do të jetë tema e takimit të sotëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ndërkohë, Venecuela njoftoi se i ka ndëprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, në shenjë proteste kundër ofenzivës izraelite në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG