Ndërlidhjet

logo-print

Oligarku rus do të blejë gazetën britanike


Oligarku rus dhe ish spiuni i KGB-së, Aleksandr Lebedev do ta blejë një gazetë të madhe londineze.

Mediat britanike njoftuan se Lebedev do të blejë shumicën e akcioneve në "Evening Standard", dhe marrëveshja mund të arrihet sot.

Lebedev ka një pasuri që vitin e kaluar revista Forbes e vlerësua në 3.1 miliarda dollarë.

Ai tha në një intervistë se "Evening Standard" ishte njëra nga gazetat që ai i kishte lexuar kur ka qenë spiun i ri në ambasadën sovjetike në Londër nga fundi i viteve të 1980-ta.
XS
SM
MD
LG