Ndërlidhjet

logo-print

HRW kritikon gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë


Deklarata për pavarësinë e Kosovës nga Serbia në shkurt të vitit të kaluar jo vetëm që dështoi të qartësojë statusin e saj ligjor, por gjithashtu nuk solli ndonjë përmirësim të dukshëm në gjendjen e të drejtave të njeriut, thuhet në raportin e fundit të organizatës për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch.

"Sistemi i dobët i drejtësisë i shkurajon përpjekjet për të ndaluar mosndëshkimin për dhunën etnike dhe krimet tjera serioze. Pakicat përballen me dhunë dhe dikriminim të vazhdueshëm", thuhet në raport, në të cilin sistemi i së drejtës penale vlerësohet të jetë sistemi më i dobët nga të gjitha institucionet në Kosovë.

"Paqartësitë në lidhje me statusin e administratës së Kombeve të Bashkuara dhe misioneve pasardhëse të Bashkimit Evropian e penguan efikasitetin e tyre", thuhet mes tjerash në raportin e Human Rights Watch.
XS
SM
MD
LG