Ndërlidhjet

BE merr pjesë në bisedimet Moskë-Kjev


Bashkimi Evropian është i gatshëm t'i bashkohet bisedimeve të nivelit të lartë Rusi-Ukrainë për gazin. Kryeministri rus Putin dhe homologja e tij ukrainase Timoshenko do takohen në Moskë të shtunën lidhur me mosmarrëveshjet për furnizimin e Evropës me gazin rus.

BE-ja ka tërhequr vërejtjen se mosmarrëveshjet me gazin po dëmtojnë reputacionin e Rusisë dhe Ukrainës si partner biznesi.

Kjevi dhe Moska nga 31 Dhjetori i kaluar shkëmbejnë akuza të ndërsjellta. Rusia i ndërpreu Ukrainës furnizimin me gaz më 31 Djetor 2008, për shkak të pagesave të prapambetura. Njëherësh Ukraina është vendi kryesor i tranzitit të gazit rus drejt Evropës.
XS
SM
MD
LG