Ndërlidhjet

Reçak: Kujtohet 10 vjetori i masakrës


Sot mbushen 10 vjet nga ngjarjet e përgjakshme në fshatin Reçak të Shtimes, kur forcat serbe patën vrarë 45 civilë shqiptarë.

Në Shtimje sot u mbajt një ceremoni përkujtimore, ku morrën pjesë zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës si dhe shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-së në vitin 1999 ambasadori Wiliam Walker.

"Po të mos ishte sakrifica e madhe e fshatit Reçak, ndoshta qytetarët e Kosovës edhe sot do të jetonin në frikë", ka thënë ambasadori amerikan, William Walker, në shënimin e 10-vjetorit të masakrës së Reçakut. Ai u nderua me medaljen për liri dhe humanizëm nga komuna e Shtimjes. Njëherësh Walker dhe masakra e Reçakut u bën pjesë e filatelisë së Kosovës, me përurimin e sotëm të dy pullave të reja.

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaçi deklaruan se ngjarjet e tmerrshme që Serbia e ia ka bërë popullit të Kosovës do të mbesin gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve, ndërsa thanë se asnjëherë nuk do të kërkojnë revansh.
XS
SM
MD
LG