Ndërlidhjet

Kosova, sukses i administratës Bush


Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten të angazhuara në botë, si "fuqi transformuese e lirisë", tha presidenti Bush. Komentet e Bushit u bënë në vizitën e tij të fundit në Departamentin e Shtetit para se të largohet nga detyra.

Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice e prezantoi Bushin me flamujt e Afganistanit, Kosovës, Irakut, Liberisë dhe Libanit, vende që siç tha ajo iu bashkuan "rrethit të lirisë" gjatë tetë viteve të shkuara.

Presidenti Bush sot do të mbajë dhe fjalimin e lamtumirës drejtuar kombit. Më 20 janar Bush largohet nga posti i presidentit, detyrë që e merr Barack Obama.
XS
SM
MD
LG