Ndërlidhjet

Bush: Vendime të vështira në mbrojtje të SHBA


Presidenti i SHBA-ve, George Bush, ka folur për sukseset gjatë dy mandateve presidenciale në fjalimin e fundit televiziv para se ta lë detyrën.
Bush tha se ka ndërmarrë vendime të vështira gjatë mandatit përfshirë luftrat në Irak dhe Afganistan.

Por ai tha se politika e tij e kanë ndihmuar Amerikën të jetë e sigurtë nga ndonjë sulm tjetër terrorist, pas më shumë se 7 viteve nga sulmet e 11 shtatorit.

"Ekziston një debat legjitim për shumë nga këto vendime. Por mund të ketë pak debat për rezultatet: Amerika për shtatë vite nuk kishte ndonjë sulm terrorist" tha Bush.

Ai u shpreh optimist për të ardhmën e SHBA-ve. Bush e quajti inagurimin e presidentit të ardhshëm Barak Obama si "moment të shpresës dhe krenarisë" për Amerikën.
XS
SM
MD
LG