Ndërlidhjet

Kiev: Vazhdojnë bisedimet për çështjen e gazit


Liderët e disa vendeve të Evropës Lindore do të takohen në Kiev të Ukrainës për të diskutuar rreth mosmarrëveshjeve të furnizimit të Evropës me gazin rus.

Zyrtarët ukrainas më herët e refuzuan propozimin e Rusisë për të mbajtur një samit ndërmjet tyre dhe BE-së.
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin pritet të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojë ndërprerjen e furnizimit me gaz të Evropës.

Merkel deklaroi dje se Rusia është në rrezik të humbjes së kredibilitetit si furnizuese e gazit.
Takimi realizohet para bisedimeve të nesërme ndërmjet Putinit dhe kryeministres së Ukrainës, Yulia Tymoshenko.
XS
SM
MD
LG