Ndërlidhjet

logo-print

Kuçi: S'ka bisedime pa praninë e SHBA dhe BE


Qeveria e Kosovës ka vendosur sot se nuk do t'i pranojët bisedime për çështjet teknike me Beogradin nëse në to nuk do të marrin pjesë përfaqësues të SHBA-ve dhe BE-së.

"Qeveria e Kosovës edhe një herë thekson se është kundër bisedimeve me Beogradin, të cilat e tejkalojnë karakterin teknik. Pa përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian nuk do të bisedohet as për çështjet teknike", tha zv/kryeministri Hajredin Kuçi pas mbledhjes së qeverisë.

"Do të bisedojmë vetëm si dy shtete sovrane e të pavarura, për çështjet me interes të përbashkët, dhe kuptohet në praninë e SHBA-ve dhe BE-së" tha ai.
Kuçi vlerësoi se Serbia nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, i cili mbetet ka mbetur identik me atë të viteve '80 dhe '90 të shekullit të kaluar.
XS
SM
MD
LG