Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë përpjekjet për armëpushim në Gaza


Vazhdojnë përpjekjet për të arritur armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Zëdhënësi i qeverisë, Mark Regev tha se shpreson se Izraeli "hyn në fund të lojës" të ofenzivës në Rripin e Gazës, e cila sot hyri në ditën e 21.

Kryenegociatori izraelit Amos Gilad zhvilloi bisedime në Kairo mbi propozimin e Egjiptit për armëpushimin.

Në Uashington, Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice tha se po nënshkruan një marrëveshje me ministren e Jashtme të Izraelit, Tzipi Livni, që synon të ndalë trafikimin e armëve në Rripin e Gazës.

"Janë një numër kushtesh që duhen arritur në mënyrë që armëpushimi të jetë i qëndrueshëm, jo vetëm të ketë ndërprerje zjarri, por kjo që jetë e qëndrueshme. Në këtë kontekst duhet bërë diçka rreth trafikimit dhe rifurnizimit të mundshëm të Hamasit me armë nga vendet tjera, përfshirë Iranin", tha Rice.

Izraelit e ka vënë ndalimin e trafikimit si kërkesë kryesore për çfarëdo marrëveshje armëpushimi, që t'i japë fund ofenzivës, e cila shkaktoi vdekjen e rreth 1.100 palestinezëve gjatë tri javëve.

Sidoqoftë, dhuna vazhdoi edhe sot, me sulmet izraelite në objektivat e Hamasit, dhe raketat që militantët i shkrepën nga Gaza.

Ndërkohë, lideri i Hamasit në mërgim, Khaled Meshaal, tha se Hamasi nuk do të pranojë ndërprerjen e zjarrit, e cila nuk do parashohë tërheqjen e plotë të Izraelit dhe rihapjen e kufijve të Gazës me Egjiptin.
XS
SM
MD
LG