Ndërlidhjet

Putin: Perëndimi të paguajë 'gazin teknik'


Kryeministri rus Vladimir Putin u kërkoi kompanive perëndimore të energjisë të paguajnë për gazin, i cili shpenzohet për t'i sjellë sasitë e gazit nga Rusia në Evropë.

I ashtuquajturi "gaz teknik" është pika kryesore e mosmarrëveshjes ndërmjet Moskës dhe Kievit, e cila i ndërpreu prurjet e gazit në Evropë përmes Ukrainës.

Putin u takua në Berlin me udhëheqësit e kompanive të Gjermanisë, Italisë dhe Francës, dhe propozoi që të formohet një konzorcium për të paguar gazin teknik.

Ukraina dhe Rusia nuk mund të bien dakord se kush duhet të paguajë për gazin, i cili shpenzohet për dërgimin e pjesës tjetër të gazit drejt Evropës.

Të shtunën, Putin do të takohet në Moskë me kryeministren e Ukrainës, Yulia Timoshenko për të biseduar mbi çmimin e gazit. Komisioni Evropian tha se takimet e tilla janë "mundësia e fundit".
XS
SM
MD
LG