Ndërlidhjet

AP, rezolutë për konfliktin në Gaza


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza si dhe për tërheqjen e trupave izraelite.

Asambleja e Përgjithshme ka kërkuar respektimin e plotë të rezolutës së miratuar javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit.

Izraeli, SHBA-të dhe ishulli Nauru në Paqësor votuan kundër rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme.

I dërguari amerikan në OKB Alejandro Wolff e quajti rezolutën "të panevojshme dhe që nuk ndihmon".
XS
SM
MD
LG