Ndërlidhjet

Putin: Obama – njeri i sinqertë dhe i hapur


Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, e ka lavëdruar presidentin e zgjedhur amerikan, Barack Obama, duke e përshkruar si njeri "të siqertë dhe të hapur", por tha se Moska kërkon që të shohë se si do të duket kjo "në praktikë".

"Obama duket si njeri i sinqertë dhe i hapur dhe kjo, natyrisht, është tërheqëse për njerëz", tha Vlladimir Putin para gazetarëve në Drezden të Gjermanisë dhe shtoi se "ne duhet të shohim se çka do të ndodhë në praktikë".

Mëtutje, agjencia Reuters raporton se marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës e kanë arritur pikën më të ulët pas Luftës së Ftohtë, për shkak të mospajtimeve për planet për mbrojtjen amerikane raketore në Evropë, zgjerimin e NATO-s, për pavarësinë e Kosovës dhe për luftën e Rusisë me Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG