Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Inaugurimi – festë e popullit amerikan


Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama, tha se inaugurimi i tij, më 20 të këtij muaji, do të jetë diçka më tepër se thjesht transfer i pushtetit. Sipas tij, kjo do të jetë "festë e popullit amerikan".

Në fjalimin e tij javor në radio, zoti Obama tha se të gjithë amerikanët e mbajnë shpresën për një fillim të ri. "Për këtë arsye, ngjarjet gjatë disa ditëve të ardhshme, nuk janë thjesht për inaugurimin e presidentit të ri amerikan; ato do të jenë festë e popullit amerikan", tha presidenti i zgjedhur, Barack Obama.
XS
SM
MD
LG