Ndërlidhjet

Kabul: U vranë 4 afganë dhe një ushtar amerikan


Nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë janë vrarë katër civilë dhe një ushtar amerikan. Sulmi ndodhi sot afër bazës së Shteteve të Bashkuara dhe Ambasadës së Gjermanisë në Kabul.

Ushtria amerikane njoftoi se ushtari amerikan vdiq nga plagët që i kishte marrë nga ky shpërthim.

Autoritetet e Afganistanit thanë se nga sulmi ishin plagosur afro 20 civilë dhe 5 ushtarë të tjerë amerikanë.

Ministria e jashtme gjermane tha se disa punonjës të Ambasadës ishin plagosur dhe se ndërtesa ishte dëmtuar.

Përgjegjësinë për sulm e kanë marrë talibanët.
XS
SM
MD
LG