Ndërlidhjet

Hamasi do të luftoj derisa të plotësohen kërkesat


Përfaqësuesi i Hamasit në Liban, Osama Hamdan, tha se lëvizja radikale islamiste do të luftoj në Rripin e Gazës derisa të plotësohen kërkesat e saj.

Këto komente u bënë pasi udhëheqja e Izraelit po e shqyrton mundësinë e shpalljes së armëpushimit të njëanshëm, për ta përfunduar ofensivën e tij trijavëshe kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

Vendimi eventual për armëpushimin e njëanshëm do të merret në mbledhjen e kabinetit izraelit sot më vonë.

Hamasi thotë se çfarëdo marrëveshje duhet ta përfshijë edhe tërheqjen e forcave të Izraelit nga Gaza dhe tërheqjen e bllokadës së territorit nga ana e Izraelit.

Prej 27 dhjetorit, kur Izraeli e filloi ofensivën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës, janë vrarë 1150 palestinezë dhe 13 izraelitë.
XS
SM
MD
LG