Ndërlidhjet

Mubarak kërkon armëpushim të menjëhershëm


Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, sot ka ftuar për armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushtëzime në Rripin e Gazës dhe ka kërkuar që Izraeli t'i tërheq trupat e veta nga ky territor.

Tash sa kohë Egjipti po përpiqet ta ndërmjetësoj marrëveshjen ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes islamike radikale, Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës.

Izraeli ka thënë se ofensiva kundër Hamasit ka për qëllim ndaljen e sulmeve me raketa nga Gaza në territorin izraelit.
XS
SM
MD
LG