Ndërlidhjet

Eide: OKB e shqetësuar për viktimat civile afgane


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kai Eide, tha se OKB-ja është e përkushtuar për rikonstruktim dhe për procesin e pajtimit në Afganistan.

Ai mëtutje i tha Radios Evropa e Lirë se OKB-ja iu bashkohet shqetësimeve për viktimat civile afgane.

Zoti Eide ka shfaqur shpresën se diskutimet serioze me bashkësinë ndërkombëtare për këtë çështje do të ndihmojnë në uljen e numrit të viktimave civile.
XS
SM
MD
LG