Ndërlidhjet

Teheran: Janë burgosur të akuzuarit për komplot


Një gjykatë në Teheran ka burgosur disa persona të akuzuar për involvim në, siç është thënë, komplotin e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, për përmbysjen e sistemit islamik të qeverisjes në Iran.

Agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve, Mehr, ka raportuar se të akuzuarit e kanë pranuar akuzën, por nuk jepet asnjë detaj tjetër lidhur me dënimin.

Gjatë javës së kaluar autoritetet në Teheran kishin njoftuar për arrestimin e katër iranianëve lidhur me komplotin e dyshuar për ta përmbysur sistemin islamik, që, siç theksohet, ishte financuar nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG