Ndërlidhjet

Moskë: Arrihet marrëveshja për gazin


Rusia dhe Ukraina thanë se janë pajtuar me kornizën e marrëveshjes për furnizimin e Evropës me gaz.

Kjo u bë e ditur pas takimit të kryeministrit rus, Vladimir Putin dhe kryeministres ukrainase, Yulia Tymoshenko.

"U arrit marrëveshja që në vitin 2009 Ukraina të ketë 20% lirim të çmimit, me kusht që Ukraina t'i mbajë tarifat preferenciale për tranzitin e gazit rus te konsumatorët evropianë me çmimet e viteve 2008 dhe 2009", tha Putin.

Furnizimi me gaz i Evropës u vështirësua mjaft pasi Rusia ndërpreu dërgesat pas mosmarrëveshjeve që kishte me Ukrainën për çmimin e gazit dhe borxhet.
XS
SM
MD
LG