Ndërlidhjet

Mirëpritet armëpushimi i njëanshëm i Izraelit


Është mirëpritur vendimi i Izraelit për armëpushim të njëanshëm në ofenzivën 22 ditore kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon tha se ndërprerja e zjarrit duhet të jetë hapi i parë që do të çojë në tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza.

Ai gjithashtu u bëri thirrje militantëve të Hamasit që të pushojnë së shkrepuri raketa nga Gaza në Izrael.

"Shpallja e njëanshme e armëpushimit do të duhej të shoqërohet me një orar për tërheqjen e trupave izraelite, dhe njëkohësisht, duhet të ketë përgjigje përkatëse nga militantët e Hamasit. Luftimet duhet të ndalen nga të dyja palët", tha Ban.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas e quajti armëpushimin "të pamjaftueshëm", duke thënë se duhet të ketë edhe rihapje të vendkalimeve kufitare dhe të lejohet depërtimi i ndihmave humanitare te njerëzit në Gaza.

Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara presin që të gjitha palët menjëherë t'i ndalin sulmet dhe aksionet armiqësore.
XS
SM
MD
LG