Ndërlidhjet

logo-print

Hamasi i ndërpet sulmet në Gaza


Hamasi sot shpalli ndërprerje të menjëhershme të zjarrit nga luftëtarët e tij në Rripin e Gazës, pas vendimit të Izraelit që në mënyrë të njëanshme ta ndërpresë fushatën kundër militantëve islamikë.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Ayaman Taha tha se armëpushimi do të zgjasë një javë, ndërsa vazhdimi i tij do të varet nësederi atëherë Izraeli do t'i tërheqë të gjitha trupat e veta nga Gaza.

Hamasi gjithashtu kërkoi që Izraeli t'i rihapë vendkalimet kufitare në Rripin e Gazës, për të lejuar që ushqimi dhe të mirat tjera t'i plotësojnë "nevojat elementare të njerëzve tanë".

Më herët, Hamasi e hodhi poshtë hapin e njëanshëm të Izraelit, dhe tha se do të luftojë.

Sot televizioni izraelit raportoi se në jug të vendit ranë disa raketa nga militantët e Hamasit.

Izraeli e zbatoi armëpushimin e njëanshëm në qytetin e Gazës pasi shpalli fitoren e ofensivës 22 ditëshe kundër lëvizjes Hamas.

Raportohet se situata në Gaza sot ishte e qetë. Izraeli tha se në këto kushte do t'i ndalë sulmet mirëpo trupat tokësore do të mbesin në Gaza.
XS
SM
MD
LG