Ndërlidhjet

Kabul: Aleatët gjithashtu përgjegjës për gjendjen


Qeveria afgane tha se aleatët e huaj duhet ta ndajnë barrën e përgjegjësisë për gjendjen e vështirë në vend.

Ministria e Jashtme i bëri këto komente për agjencinë AFP pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer e akuzoi qeverinë për korrupcion dhe joefikasitet.

Në një artikull në "Washington Post", de Hoop Scheffer tha se problemi i vendit "nuk është numri i talebanëve, por mungesa e qeverisjes së mirë".
XS
SM
MD
LG