Ndërlidhjet

Fillon çaktivizimi i TMK-së


Trupat Mbrojtëse të Kosovës

Trupat Mbrojtëse të Kosovës

Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të çaktivizohen, për t’i lëshuar rrugën krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila zyrtarisht ngritet më 21 janar. Pjesëtarët e TMK-së, presin me shqetësim këtë datë, për të kuptuar se kush nga ta do jetë pjesë e FSK-së.



Para ditëlindjes së nëntë, Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të çaktivizohen për t’i hapur rrugë ngritjes zyrtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Zëdhënësi i TMK-së, Shemsi Syla shpjegon procedurën.

I ka ardhur fundi këtij procesi, pra krijimit të FSk-së dhe përmbylljes së misionit të TMK-së. Do të kemi një ceremoni rasti, ku do çaktivizohet TMK-ja dhe do të fillojë procesi i ngritjes së FSK-së, ndërsa të martën do të kemi dorëzimin e të dhënave për të gjithë ata që janë pranuar në FSK”, tha Syla.

Në FSK do të përfshihet një pjesë e TMK-së, por jo të gjithë, meqë kriteret për aplikim, kanë bërë që shumë pjesëtar të kësaj trupe të lihen jashtë forcës së re. Syla shpjegon se pjesëtarët e TMK-së, po presin të shqetësuar rezultatet e aplikimit, të cilat do bëhen publike të martën.

Të gjithë pjesëtarët e TMK-së janë në stres, janë në pritje... çaste emocionale dhe të dhimbshme, sepse një pjeë nuk do të jetë në përbërje të FSK-së. Ky proces nuk është i lehtë, ka pasur pakënaqësi. Megjithatë, është proces që duhet të kalohet patjetër, për në me rëndësi është krijimi i FSK-së”, tha Syla.

Në anën tjetër, këshilltari i Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lah Nitaj shpjegon se janë bërë të gjitha përgatitjet që ngritja e FSK-së të bëhet sipas planifikimit.

Po shpresojmë se jemi në rrugë të mirë ta përmbyllim ashtu siç është ideuar në fillim”, thotë Nitaj. Sipas tij, faza e përzgjedhjes së parë tashmë ka përfunduar, por ai nuk jep detaje se sa të rekrutuar janë tash.

Nuk mund të flas me shifra ekzakte, sepse ende jemi në proces. Jemi të kurajuar me numrin e atyre që kanë pasur rezultate të mira”, thotë Nitaj. Ndryshe deri tash për pjesëtarë të FSK-së kanë mundur të aplikonin vetëm pjesëtarët e TMK-së. Ndërkaq pas 20 janarit u hapet rruga edhe të rinjve të rëndomtë.

Të martën pritet të bëhen publike edhe emrat e eprorëve që do kalojnë nga TMK në FSK, ndërsa tashmë dihet se komandanti i deritashëm i TMK-së Sylejman Selimi, do ta drejtojë FSK-në.

Forca e Sigurisë e Kosovës do të ketë 2500 pjesëtarë të armatosur lehtë me 800 rezervistë dhe fillimisht do të jetë përgjegjëse në fusha si reagimi ndaj krizave, mbrojtja civile dhe demontimi i lëndëve shpërthyese.

FSK tashmë ka përzgjedhur imazhin e pjesëtarëve të saj, me uniforma që janë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës - të ngjashme me uniformat e armatës amerikane.

XS
SM
MD
LG