Ndërlidhjet

Amerika feston inagurimin e Obamës


Në Uashington po bëhen përgatitjet për ceremoninë inagurimit të presidentit të zgjedhur, Barak Obama dhe zv. presidentit Joe Biden. Familjet e tyre do të kontribojnë sot në projekte kushtuar komunitetit në zonën e Uashingtonit duke shënuar festën kombëtare në kujtim të liderit të të drejtave qytetare, Martin Luther King.

Obama iu tha dje qyterarëve që festonin inagurimin e tij se Shtetet e Bashkuara do të tejkalojnë sfidat e vështira me të cilat ballafaqohet.

"Nuk pretendoj se ballafaqimi me këto sfida do të jetë i lehtë. Do të marrë më shumë se një muaj ose një vit. Përkundër gjithave unë qëndroj këtu me shpresën se ëndrra e paraardhësve tanë do të jetojë edhe në kohët tona" tha Obama.

Nesër bëhet inagurimi i presidentit Barak Obama, i cili merr detyren nga Xhorxh Bush.
XS
SM
MD
LG