Ndërlidhjet

Obama: Ëndrra e themeluesve do të jetojë


Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, në koncertin "Jemi një", Washington, 18 Janar 2009
Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, në koncertin "Jemi një", Washington, 18 Janar 2009

Rreth 500 mijë vetë, bashkë me yjet e muzikës, filmit dhe sportit amerikan, kanë marrë pjesë në koncertin spektakular në nderim të emërimit të Barack Obamas president i Shteteve të Bashkuara. Postin e presidentit Obama zyrtarisht e merr të martën rreth orës 18:00, pas ceremonisë në të cilën pritet të marrin pjesë rreth 2 milionë vetë.



Me një koncert spektakular, në të cilin kanë marrë pjesë numër i madh i këngëtarëve dhe yjeve të sportit dhe filmit, ka vazhduar solemniteti i emërimit të presidentit të ri amerikan që mbyllet të martën me ceremoninë zyrtare.

Më herët Barack Obama kishte vënë kurorë në varrezat ushtarake dhe pastaj kishte marrë pjesë në koncertin para qendrës memoriale të Linkolnit.

Një nga yjet më të mëdha të rokut amerikan Bruce Springsteen ka hapur koncertin spektakular në Washington, në nderim të emërimit të Barak Obamas president i Shteteve të Bashkuara

Agjencitë e lajmeve kanë raportuar se rreth 500 mijë vetë të entuziazmuar kanë luajtuar dhe kënduar bashkë me muzikën e yjeve të muzikës amerikane para qendrës së Linkolnit. Atmosfera kishte arritur kulminacionin në çastin kur para masës së tubuar është paraqitur presidenti i zgjedhur Barack Obama, bashkëshortja e tij Michelle dhe vajzat Sasha dhe Malia.

Në përcjellje të Obamas ishte edhe nënpresidenti i ardhshëm i SHBA-ve, Joseph Biden.
Presidenti i zgjedhur Obama, i shoqëruar nga nënpresidenti i ardhshëm, Joseph Biden


Ndonëse nuk kishte formalitete siç është tepihu i kuq, e gjithë ngjarja përkujtonte në solemnitetet me rastin e ndarjes së çmimit “Oscar” në Hollywood, ka vlerësuar agjencia Associated Press.

Të tubuarit që ishin vendsour ndërmjet përkujtimores së Washingtonit dhe qendrës memoriale të Linkolnit bashkë me këngëtaren Beyonce kënduan "America the Beautiful", ndërsa atmosferën e ndezën këngëtarët Shakira, Stevie Wonder, Sheryl Crow dhe aktorët Denzel Washington, Tom Hanks dhe Laura Linney.

Në paraqitjen e tij Barack Obama ishte i matur.

"Megjithë detyrat e mëdha që na presin, jam këtu me shumë shpresë, si gjithnjë, se SHBA-të do të qëndrojnë dhe fitojnë, se ëndrra e themeluesve tanë do të jetojë në kohën tonë", tha Obama.

Presidenti i ardhshëm amerikan ishte i matur në fjalimin e tij duke thënë se për përballimin e të gjitha vështirësive do të duhen vite.

Presidenti i parë amerikan me prejardhje afroamerikane, Barack Obama, zyrtarisht merr postin e presidentit të martën më 20 janar rreth orës 18:00.

Pritet që në ceremoninë inauguruese në Washington të marrin pjesë rreth 2 milionë vetë.

Lincoln Memorial Concert
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00


XS
SM
MD
LG