Ndërlidhjet

Gaza: Dëmet llogariten në 1.9 miliardë dollarë


Trupat izraelite po tërhiqen nga Rripi i Gazës pas ofensivës tre javore kundër Hamasit.

Në Rripin e Gazës ka filluar pastrimi i rrugëve nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, derisa kostoja e dëmeve nga sulmet tre javore llogaritet në 1.9 miliardë dollarë.

Izraeli shpalli armëpushimin e njëanshëm dhe Hamasi deklaroi se do t'i jepte trupave izraelite një javë kohë për tu tërhequr.

Izraeli tha se ia kishte arritur qëllimit për dobësimin e Hamasit, kurse ky i fudnit deklaroi"fitoren e madhe".

Konflikti më i fundit në Rripin e Gazës ka marrë jetën e 1300 palestinezëve, ku më shumë se gjysma janë civilë. Hamasi tha se i janë vrarë vetëm 48 luftëtarë.
XS
SM
MD
LG