Ndërlidhjet

Turqia kërcënon BE-në


Turqia ka kërcënuar se do të rishohë mbështetjen për transportuesin evropian të gazit që duhet të kalojë nga territori i saj nëse bisedimet për anëtarësi vazhdojnë të mbeten të bllokuara.

Vërejtja e Turqisë u bë nga kryeministri Erdogan gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel në katër vitet e fundit.

Erdogan përsëriti se përparësi kryesore e vendit të tij është integrimi në Bashkimin Evropian.

Bashkimi Evropian i bën thirrje Ankarasë të shpejtojë reformat që do të përmirësonin lirinë e shprehjes, të drejtat e pakicave dhe zvogëlimin e ndikimit të ushtrisë në politikë.
XS
SM
MD
LG