Ndërlidhjet

Bush bën telefonatat e lamtumirës


Presidenti amerikan George Bush, të cilit nesër i përfundon mandati, i ka telefonuar një numri udhëheqësish botërorë për t'i shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit.

Shtëpia e Bardhë njofton se Bushi foli në telefon me presidentin e Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, kryeministrin rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësit e Danimarkës, Italisë dhe Koresë së Jugut.

Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë të gjithë udhëheqësit e falenderuan Bushin për "frymën e bashkëpunimit dhe miqësinë e ndërtuar në tetë vite".
XS
SM
MD
LG