Ndërlidhjet

Hagë: Karaxhiq del para trupit gjykues


Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq ka dalë sot para trupit gjykues në Hagë për një seancë dëgjimore.

Kjo seancë shtesë ka qenë e nevojshme pas rishikimit dhe ndryshimit të akuzës ndaj Karaxhiqit. Prokuroria ka hartuar në muajin shtator një akuzë të re, të plotësuar me elementë të rinj, përkthimi i së cilës përfundoi vetëm pak ditë më parë.

Karaxhiq akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë në vitet '90-të. Karaxhiq u arrestua në Beograd në korrik të 2008 pas 13 vitesh në arrati.

Gjykata e Hagës është ende në kërkim të dy të akuzuarve të tjerë, Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiq, të dy udhëheqës të serbëve përkatësisht në Bosnjë dhe Kroaci.
XS
SM
MD
LG