Ndërlidhjet

Çekia propozon deri në 550 trupa në Kosovë


Qeveria e Çekisë ka paraqitur një propozim të ri lidhur me pjesëmarrjen e forcave çeke në misionet ushtarake ndërkombëtare. Sipas këtij propozimi Çekia do të mund të dërgojë deri në 550 trupa në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Dhjetorin e kaluar Parlamenti i Çekisë hodhi poshtë një propozim të qeverisë për praninë ushtarake jashtë vendit, duke kërcënuar me tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe Kosova.

NATO-ja kishte shprehur shqetësimin e saj pas reagimit të parlamentit të Çekisë.
XS
SM
MD
LG