Ndërlidhjet

Topi kërkon proces zgjedhor demokratik


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i kërkoi forcave politike të garantojnë në qershor të 2009-ës një proces zgjedhor sipas standardeve demokratike. Deklarata e kryetarit të shtetit u bë gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku u zgjodhën me short tetë anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor.

Kolegji ka si detyrë shqyrtimin e ankesave të bëra nga subjektet zgjedhore ndaj vendimeve të marra nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Presidenti Topi kërkoi nga gjyqtarët të dëshmojnë paanshmëri politike.
XS
SM
MD
LG