Ndërlidhjet

Moskë-Kjev, nënshkruajnë marrëveshjen e gazit


Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen për eksportin e gazit drejt Evropës, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve që po zgjasin për më shumë se dy javë.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kompanitë e naftës dhe gazit të të dy vendeve në prani të dy kryeministrave përkatës.

18 vende evropiane për dy javë nuk furnizoheshin me gazin rus për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çmimit mes Kjevit e Moskës.

Kompania ukrainase Naftogaz tha se do duhen një ditë e gjysmë nga momenti i fillimit të furnizimit me gaz nga Rusia që gazi të mund të shkojë në vendet evropiane.
XS
SM
MD
LG