Ndërlidhjet

Karaxhiq del para trupit gjykues


Radovan Karaxhiq, në seancën dëgjimore të mbajtur të hënën në Gjykatën e Hagës për ish Jugosllavinë, rreshtoi një morri ankesash para trupit gjykues.

Karaxhiq u ankua për operacionet kërkimore në shtëpinë e bashkëshortes së tij si dhe për atë që ai e quajti ndëshkim duke vendosur kushte për kompensimin financiar për mbrojtjen.

Gjyqtari britanik Ian Bonomy vuri në pikëpyetje mençurinë e vendimit të Karaxhiqit për tu vetmbrojtur. Gjykata do të zhvillojë dhe një seancë tjetër dëgjimore gjatë shkurtit për të diskutuar akuzat e reja kundër Karaxhiqit.

Radovan Karaxhiq, ish udhëheqës i serbëve të Bosnjës gjatë luftës, akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai u arrestua në korrik të 2008 në Beograd.
XS
SM
MD
LG