Ndërlidhjet

logo-print

Tadiç: Do punojmë të shpërbëjmë FSK-në


Serbia e kundërshton forcën e re multietnike të Kosovës dhe do të bëjë presion që ajo të shpërbëhet, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.

"Serbia nuk e pranon formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe se kurrë nuk do të pranojë një zgjidhje të tillë" ka thënë Tadiç. Ai ka shtuar se do të bëjë presion në NATO që kjo forcë të shpërbëhet pasi nuk i kontribon sigurisë në Kosovë.

"Demilitarizimi i Kosovës është rruga e vetme për të ofruar siguri për njerëzit që jetojnë atje" tha Tadiç.
XS
SM
MD
LG