Ndërlidhjet

logo-print

Inaugurohet Barack Obama

  • Heather Maher

Barack Obama

Barack Obama

Barack Obama do të inaugurohet në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Në këtë ceremoni do të përfshihen shumë këngëtarë e poetë, do të ketë fjalime dhe parakalime. Momenti më i pritur, megjithatë, do të jetë aty kah mesdita sipas kohës në Washington, në orën 18:00 sipas kohës së Evropës së Mesme, kur Barack Obama jep betimin presidencial. Rreth 2 milionë njerëz besohet të kenë arritur në Washignton, për të qenë dëshmitarë të këtij momenti, që është cilësuar si historik.


Barack Obama do ta bëjë betimin e tij presidencial me Biblën, që e kishte përdorë heroi i tij politik personal, Abraham Lincoln, kur e kishte dhënë betimin e tij në vitin 1861.

Presidenti i 16-të amerikan, Abraham Lincoln, që ka shërbyer prej vitit 1861 e deri në vitin 1865, kur u vra, në masë të madhe konsiderohet se e kishte ruajtur unitetin e vendit, duke e fituar Lufën Civile dhe duke e përfunduar praktikën e skllavërisë.

Këtë vit shënohet 200 vjetori i lindjes së ish presidentit Lincoln, i cili sikur Barack Obama, para se të bëhej president, ishte senator nga shteti Ilinois.

Në ceremoninë e inaugurimit do të këngoj këngëtarja Aretha Franklin, pastaj do të flasë predikuesi i popullarizuar Rick Warren dhe një poet i ri që do të recitojë poemën inauguruese.

Ky inaugurim nuk do të jetë shumë tradicional. Barack Obama është presidenti i parë afrikano – amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara, që shumë amerikanë e kishin konsideruar si diçka të pamundshme.

Inaugurimi mbahet një ditë pasi në Amerikë shënohet Dita e Martin Luther Kingut, me të cilën nderohet lideri zezak për të drejtat civile.
Përgatitjet për inaugurimin e presidentit Obama



Inaugurimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, zgjatë një ditë dhe është ditë në të cilën theksohet forcimi i shpirtit demokratik amerikan dhe paraqitja e dallimeve të 300 milionë shtetasve, që jetojnë ndërmjet dy bregdeteve.

Pritet që inaugurimi t'i thyejë të gjitha rekordet: do të kushtojë më së shumti, do ta ketë sigurinë më të madhe dhe do të jetë inaugurimi më i shikuar në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Në Washington, ku është Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe të gjitha agjencitë federale, po shpenzohen afro 50 milionë dollarë për t'i vendosur dhe mbrojtur më se 2 milionë shikues dhe pjesëmarrës.

Në fjalimin e tij, një ditë para inaugurimit, Barack Obama, tha se sfidat me të cilat ballafaqohet Amerika janë të mëdha.

"Në kursin e historinë sonë, vetëm nga pak gjenerata është kërkaur që të ballafaqohen me sfida aq serioze, sa janë këto të tashmet. Vendi ynë është në luftë. Ekonomia jonë është në krizë", tha Barack Obama.

Por, ai i tha masës së tubuar, se ishte i vetëdijshëm edhe kur e kishte filluar fushatën e tij për president.

"Derisa unë përgatitem ta marrë presidencën, zërat e juaj do t'i marrë me vete çdo ditë në Zyrën Ovale, zërat e meshkujve dhe grave që kanë tregime të ndryshme, por që i mbanë shpresa e përbashkët", tha Barack Obama.

Sipas programit, më së pari do të inauugurohet zëvendës presidenti, Joe Biden, ndërsa pak më vonë do të zhvillohet momenti më i rëndësishëm. Barack Obama inaugurohet si presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. Inaugurimin e bën gjyqtari kryesor i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, John Roberts.

Pastaj, Barack Obama, mban fjalimin e tij inaugurues, që kosniderohet si fjalimi më i rëndësishëm në jetën e tij.

Raportohet se autoritetet federale kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme të sigurisë. Qindra ekipe të sigurisë dhe specialistë të fushave të ndryshme, do ta vëzhgojnë situatën nga ajri, toka dhe uji.

Zyrtarët në Washington tashmë i kanë mbyllur të gjitha rrugët që çojnë kah Shtëpia e Bardhë dhe Capitol Hill. Janë lënë vetëm kalime të këmbësorëve dhe të biçikletave. Shumë ura brenda Washingtonit do të jenë të mbyllura për trafikun komercial gjatë gjithë ditës së martë.



Trego komentet

XS
SM
MD
LG