Ndërlidhjet

KE dënon vrasjen e avokatit dhe të gazetares


Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terry Davis, ka dënuar vrasjen e avokatit Stanislav Markelov dhe gazetares Anastasia Baburova në Moskë.

Ai tha se "ky ishte edhe një sulm kundër njerëzve që po punonin për të drejtat e njeriut në Çeçeni".

Organizata Amnesty International, poashtu, i ka dënuar këto vrasje dhe ka kërkuar që autoritetet të ndërmarrin "hapa vendimtarë", për të treguar se kirmet e tilla nuk do të tolerohen.

Avokati Stanislav Markelov dje ishte qëlluar për vdekje në Moskën qendrore. Ai kishte kundërshtuar lirimin e hershëm të një oficeri rus, të burgosur për vrasjen e një vajze 18 vjeçare çeçene.
XS
SM
MD
LG