Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki-moon arriti në Rripin e Gazës


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, arriti sot në Gazë. Ai është zyrtari i parë i lartë ndërkombëtar që e viziton Gazën, pas tri javësh të luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Lufta u ndal pas armëpushimeve të ndara nga të dy palët.

Pas Rripit të Gazës, sekretari Ban Ki-moon pritet të arrijë në qytetin izraelit, Sderot, që ishte cak i sulmeve të raketave të shkrepura nga Hamasi në territorin izraelit.

Nga ofensiva izraelite janë vrarë më se 1300 palestinezë. Janë vrarë 13 izraelitë.
XS
SM
MD
LG