Ndërlidhjet

logo-print

BE: Një zyrtar e fajësoi Kievin për krizën e gazit


Drejtori i përgjithshëm për punë të jashtme i Komisionit Evropian, Eneko Landaburu, tha sot se ndarjet e brendshme në Ukrainë kishin shkaktuar mospajtimet me Rusinë lidhur me furnizimin me gaz.

Ai tha se presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko, e kishte penguar marrëveshjen e parë të arritur ndërmjet kryeministres, Yulia Tymoshenko dhe kryeministrit rus, Vladimir Putin, të arritur në dhjetor, "për disa shkaqe politike të brendshme".

- Ishte një debat i brendshëm ose mospajtim i brendshëm ndërmjet presidentit dhe kryeministres, që e parandaloi, para fundit të vitit 2008, një marrëveshje për këtë çështje, tha zoti Landaburu, duke folur para komitetit për marrëdhënie të jashtme të Parlamentit Evropian në Strasburg.
XS
SM
MD
LG