Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: Obama ta luftoj krizën financiare globale


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dëshiron që Barack Obama të krijoj një konsensus ndërkombëtar për ta luftuar krizën globale financiare, pasi ai të inaugurohet në postin e presidentit amerikan.

Kancelarja Merkel tha se Gjermania i uron Obamës dhe administratës së tij fuqi për ta luftuar krizën financiare, duke theksuar se derisa ekonomia e Shteteve të Bashkuara të mos shënoj përmirësim, trazirat në tregjet ndërkombëtare do të vazhdojnë.

"Shtetet e Bashkuara janë çelësi për përmirësimin e situatës financiare në mbarë botën", u tha Angela Merkel gazetarëve në Berlin.
XS
SM
MD
LG