Ndërlidhjet

Bushi e shoqëron Obamën për inaugurim


George Bush u largua sot nga Shtëpia e Bardhë, për herë të fundit si president i Shteteve të Bashkuara. Ai po e shoqëronte pasardhësin e tij, Barack Obama, në Capitol Hill, për inaugurim.

Qindra mijëra njerëz kanë arritur në Uashington për të marrë pjesë në betimin presidencial të Barack Obamës, i pari afrikano-amerikan, që është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara.

Janë ndërmarrë masa të gjëra të sigurisë. Mijëra policë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare po patrullojnë dhe vëzhgojnë nga ajri, uji dhe toka.
XS
SM
MD
LG