Ndërlidhjet

Kryeministri Olmert uroi Obamën


Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, uroi Barack Obamën për inaugurimin e tij në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se të dy vendet do të jenë "partnerë të plotë" në promovimin e paqës në Lindjen e Mesme.

"Ne e urojmë presidentin e zgjedhur dhe i dëshirojmë fat të mirë. Ne jemi të sigurtë se do të jemi partnerë të plotë në promovimin e paqës dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme", thuhet në një njoftim të kryeministrit Olmert, disa çaste para se Barack Obama të japë betimin presidencial në Capitol Hill.
XS
SM
MD
LG