Ndërlidhjet

Holandë: Mbretëresha dhe kryeministri urojnë Obamën


Mbretëresha Beatrix e Holandës i dërgoi urime Barack Obamës, pasi ai e dha betimin presidencial në Shtetet e Bashkuara.

Urime për presidentin e ri amerikan, dërgoi edhe kryeministri Jan Balkenende. Në letrën e tij ai theksoi lidhjet historike ndërmjet dy vendeve.

Këtë vit, Holanda feston 400 vjetorin e imigrantëve të parë holandezë në Amerikë, ku ata e themeluan qytetin New Amsterdam, që sot është i njohur si Nju Jorku.
XS
SM
MD
LG