Ndërlidhjet

Mottaki: Irani pret "politika praktike" të Obamës


Ministri i jashtëm iranian, Manucher Mottaki, tha se do të priten "politikat praktike" të administratës së re të presidentit amerikan, Barack Obama, para se të jepet ndonjë vlerësim për qëndrimin e tij për Iranin.

"Ne preferojmë të presim dhe të shohim se çfarë do të jenë politikat praktike të qeverisë amerikane" ndaj Iranit, tha Mottaki.

Ai i bëri ftesë presidenti Obama, që ta ketë një shikim të ri për Lindjen e Mesme, duke theksuar se "mënyra tradicionale e shikimit, nuk do të sjellë asgjë".
XS
SM
MD
LG