Ndërlidhjet

Gazi rus po arrin në Evropë


Kroacia e tërhoqi gjendjen emergjente shtetërore pasi rifilloi furnizimi me gaz. Austria, Hungaria dhe Sllovakia gjithashtu njoftuan se po pranojnë gazin në linjat e furnizimit.

Raportohet se gazi rus ka mbërritur edhe në Francë, Poloni, Bosnje, Serbi dhe Turqi.

Kjo është hera e parë në dy javët e fundit që gazi arrinë në vendet evropiane pasi Rusia e ndërpreu atë për shkak të mosmarrëveshjeve me Ukrainën.

Të dyja vendet nënshkruan kontratë 10 vjeçare duke i dhënë fund krizës.
XS
SM
MD
LG