Ndërlidhjet

Sërish viktima në Afganistan


Një sulm vetvrasës ka lënë të vdekur dy ushtarë afgan dhe tre të tjerë të plagosur në provincën Herat.

Ministria e Mbrojtjes tha se sulmuesi vetëvrasës e aktivizoi bombën afër një konvoji të ushtrisë.

Dhuna në Afganistan është rritur vitet e fundit pasi militantët taleban ndërmorrën në masë të madhe sulme vetëvrasëse.

Grupet e pavarura për të drejtat e njeriut thonë se rreth 4 mijë civilë e kanë humbur jetën në trazirat si pasojë e dhunës së kryengritësve.
XS
SM
MD
LG