Ndërlidhjet

Thaçi uron presidentin Barack Obama


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka uruar Barack Obamas inaugurimin e tij si president i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Kosova dhe të gjithë qytetarët e saj janë krenarë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova nuk do ta harrojë asnjëherë kontributin dhe përkrahjen e madhe të SHBA-ve", thuhet në urim.

Thaçi ka theksuar se inaugurimi i Obamas është ngjarje historike për Shtetet e Bashkuara, për demokracinë amerikane dhe për gjithë botën e lirë e demokratike.

"Zgjedhja Juaj president i SHBA-ve, shpalosi para botës cilësitë e qëndrueshme të shoqërisë amerikane, në themelet e së cilës qëndrojnë vlerat e larta të shpirtit amerikan: të lirisë, patriotizmit, drejtësisë, përgjegjësisë, besimit dhe shpresës", ka thënë Thaçi.

Në telegramin e kryeministrit kosovar vlerësohet se Shtetet e Bashkuara janë shembëlltyra e "zgjërimit të mbrojtjes dhe lirisë në tërë botën".

XS
SM
MD
LG