Ndërlidhjet

Obama pezullon proceset gjyqësore në Guantanamo


Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama, i ka urdhëruar prokurorisë ushtarake t'i pezullojë gjykimet e të dyshuarve për terrorizëm në Guantanamo Bay, disa orë pasi presidenti i ri e mori detyrën.

Prokurorët ushtarakë janë këshilluar që të suspendojnë për 120 ditë gjykimin e të dyshuarve për terrorizëm në burgun e Guantanamos derisa të bëhet rishikimi nga ana e administratës së re.

Presidenti Obama është zotuar ta mbyllë burgun në Guantanamo, i cili shihet si njollë në dosjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Në fjalimin e tij inaugurues, Obama u tha miliona mbështetësve në Uashington se sfidat që përballet Amerika janë reale dhe serioze, por u zotua se do t'u dilet përpara.

Një ditë pas marrjes së detyrës, Barak Obama sot e fillon punën si president i Shteteve të Bashkuara me takimet me zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe ushtrisë.

Kriza finansiare dhe luftërat në Irak dhe Afganistan janë në krye të agjendës së Obamas, i cili dje bëri betimin si presidenti i 44-të i SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG